Brenda mureve ku shërohen dhe vdesin pacientët me COVID-19

Dhomat e Klinikës Infektive të Qendrës KlinikeUniversitare të Kosovës, janë bërë si shtëpi e dytë për shumë mjekë kosovarë qëpo shërojnë të sëmurët me koronavirus, të cilët vijnë me shpresën për të mosqëndruar gjatë në spital. Por, jo të gjithë kthehen në shtëpitë e tyre.

Dëshira e vetme e tyre është që çdo mëngjes tëmarrin frymë më lirshëm, pa ndihmën e pajisjeve për oksigjen që i kanë afërshtratit.

“Pa oksigjen(nga pajisja) po kam frikë që s’mundem të marr frymë”,tregon një grua mbi 60 vjeçe.

Gjendja e pacientëve është e rëndë, sidomos eatyre më të moshuar. Familjarë të tyre nuk lejohen të hynë brenda.

“Unë ikam këtu prindërit. Që të dy janë infektuar. Baba ka qenë më keq, nuk ka mundurtë marrë frymë”, tregon njëri nga familjarët.

Terapia të sëmurëve u jepet nga ballkonet edhomave. E shumë afër ballkoneve të ndërtesës me tre kate të KlinikësInfektive, qëndrojnë familjarët e të sëmurëve, të cilët shpresojnë për lajme tëmira.

Në disa klinika, ku janë të shpërndarëpacientët me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, familjarët janëlejuar të hynë te të afërmit e tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë kjo është palejueshme dhe një gjë e tillë mund ta shpërndajë edhe më shumë virusin.

Më shumë se 100 pacientë janë të shtrirë nëkëtë klinikë. Përveç Klinikës Infektive, pacientë ka edhe në Klinikën ePulmologjisë, si dhe në Mjekësinë Sportive, ku aktualisht janë të shtrirëpacientët me gjendje më të rëndë.

Të shtruar ka edhe në spitalet rajonale. Në gjithë Kosovën janë mbi 300 pacientë të hospitalizuar.

“Asnjëherënuk po zbret numri i pacientëve nën 100 (në Klinikën Infektive)”, tregon infektologu Murat Mehmeti, i cili kryen vizitat çdo ditë nëorët e paradites në Repartin A të Klinikës Infektive. Zakonisht në këtë vendtrajtohen pacientët me HIV-AIDS.

Ai thotë se edhe nëse lëshohet një pacient,menjëherë vjen pacienti tjetër.

Një ndër mjekët më të vjetër të kësaj klinikeështë Infektologu Salih Ahmeti. Ai ka kaluar disa pandemi, të cilat ishinprezentë në Kosovë që nga viti 1980.

Ahmeti ka më shumë se tre muaj që është dukepunuar pa orar.

“Këtamuaj, gjumë nuk i kam bërë më shumë se 3 ose 4 orë në ditë”, rrëfen Ahmeti duke treguar sa e vështirë është përballja me këtësëmundje.

Mjekët dhe infermierët, që kanë harruar kur ikanë përqafuar fëmijët e tyre, veshin disa herë në ditë veshjet e bardha, që tëmbrohen nga infektimi.

Të gjithë ata që hynë brenda në dhomat ku janëpacientët duhet të veshin këto veshje, të cilat krijojnë shumë nxehtësi në këtëkohë vere.

Pastaj, ata vendosin maska me të cilënmbulohen goja dhe hunda, si dhe mburoja që vendoset mbi maskë për të mbrojtursytë dhe pjesët tjera të fytyrës.

Po ashtu, vendosen nga dy mbulesa të najlonitmbi këpucë, që të jenë sa më pak të ekspozuar karshi infektimit.

Nga infektimi nuk kanë shpëtuar as punëtorëtshëndetësorë. Mbi 350 mjekë dhe infermierë në të gjithë Kosovë janë infektuarme koronavirus.

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve mekoronavirus, është rritur që nga fillimi i muajit qershor, kur edhe u liruanmasat kufizuese për qytetarët dhe ekonomitë.

Më datën 9 korrik, vdiqën tetë pacientë meCOVID-19, që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive.

Që nga muaji mars kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, në Kosovë janë regjistruar mbi 4 mijë e 700 raste. 102 pacientë tashmë kanë vdekur dhe mbi 2 mijë janë shëruar.

Pas rritjes së këtyre shifrave, Qeveria e Kosovës ka bërë ashpërsimin e masave dhe mbikëqyrje rigoroze në vend të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme./ REL