Vuçiç njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e njoftoi ambasadorin e Rusisë nëBeograd, Aleksandar Botsan Harchenko, në lidhje me vazhdimin e dialogut midisKosovës dhe Serbisë, bëri të ditur kabineti i Vuçiqit.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkant i Radios Evropa e Lirë, Vuçiç e ka bërëkëtë një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiqit dhe kryeministrit tëKosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, rrethi i parë pas 20 muajsh, uzhvillua përmes video-konferencës, ndërsa takimi i drejtpërdrejtë është caktuarpër datën 16 korrik, në Bruksel.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë, përveç që thuhet se Vuçiq dheHarchenko diskutuan veçanërisht për çështjen e Kosovës, detaje të tjera nukjepen.

Reagimi i fundit publik nga Rusia, në lidhje me çështjen e Kosovës, ështëregjistruar më 18 qershor, kur ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kaqëndruar për vizitë në Beograd.

Vuçiç ka deklaruar se ka marrë sinjale nga Lavrov që "e kanë shqetësuaredhe më shumë” atë, por nuk ka bërë të ditur se për çfarë bëhej fjalë.

Lavrov, në anën tjetër, ka thënë se Rusia "do të vazhdojë t’imbrojë" interesat e Serbisë në organizatat ndërkombëtare. Detaje të tjeratë bisedimeve nuk janë dhënë.

Vizita e Lavrovit në Beograd është zhvilluar në kohën kur pritej një takimmidis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, me nismën e të dërguaritamerikan në dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell.

Ky takim më pas nuk është mbajtur, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuarnë Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte kundërpresidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike tëKosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërëpublikë.