Kryeministër shqiptar në Maqedoni? Sela: I drejtuar nga shumica maqedonase, mbulim i diskriminimit shqiptar
Kryetari iBashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, doli zyrtarisht mekërkesën për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptarë në Maqedoninë eVeriut.
Përmes njëvideo-mesazhi në Facebook, Ali Ahmeti, partia e të cilit është pjesë eqeverisë, ka thënë se kryeministri shqiptar do të angazhohet për barazi të tëgjithë qytetarëve.
Por për këtëdeklaratë, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u shpreh se kryeministërshqiptar nuk quhet vetëm ai që flet shqip por ka platforma të në interes tëshqiptarëve.
Në njëintervistë për RTV Ora, ai thotë se kjo është një strategji e Ahmetit për tëmbijetuar politikisht. Gjithashtu Sela shprehet se edhe sikur të mblidhen 30vota të shqiptarëve, do të kishte 31 nga deputetët maqedonas.
Sipas tij,një kryeministër i drejtuar nga një mazhorancë maqedonase do të ishte thjeshtnjë mbulim i diskriminimit që i ndodh shqiptarit.
Sela: Kryeministrinuk mund të cilësohet shqiptar vetëm se flet shqip. Kryeministër shqiptar meveprime dhe platforma konkrete është në rregull. E para, kjo del nga goja eAhmetit vetëm për të mbijetuar politikisht dhe nuk e ka për qëllim këtë llojkryeministri që e përdor. Aq më tepër që e merr një figurë nga e kaluara tëviteve 90' i cili nuk veproi politikisht siç duhej që shqiptarët të kenë njëardhmëri më të mirë. E treta, Ahmeti nuk është hera e parë që e bën një gjë tëtillë. Është thjesht një manipulim.
Kryeministri është një produkt i njërezultati minimal prej 61 votash dhe me këto 61 deputetë, shqiptarët në këtorrethana kurrë nuk i kanë pasur 30 deputetë. Dhe gjithmonë do të kemi 31deputetë maqedonas dhe në këto rrethana mendoj që një kryeministër shqiptar, idrejtuar nga një shumicë maqedonase do të shërbente thjeshtë si mbulesëdiskriminimit që i ndodh shqiptarit, etnik dhe gjuhësor. Nuk e kemi të nevojshëmpër një gjë të tillë. Bëhet vetëm për interesa politikë.
Terreni dhe fushata elektorale që nebëmë është shumë pozitive duke evituar provokimet që na janë bërë nga BDI, nekemi zgjedhur një rrugë të drejtë e të paqtë. Mendojmë që ne ja kemi arriturt'i bëjmë shqiptarët bashkë, së pari me koalicionin me Alternativën. Ne kemiqenë të fokusuar në fushatë dhe të gjithë merren me partinë politike apo mekoalicionin që udhëheq. Duke pasur parasysh që ato kanë të gjithë pushtetinlokal mund t'i krijojë një farë avantazhi Zaevit. Ne jemi të sigurt tek vendiynë.
Intervista në studio megazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Endi Mullaj