Zgjedhjet në Maqedoni, Sela: Koalicioni me BDI nuk do funksiononte, Ahmeti ka punuar për përçarjen e shqiptarëve
Prej kësaj të hëne (13 korrik) kanë nisur votimet e përgjithshme nëMaqedoninë e Veriut në një situatë aspak normale për shkak të koronavirusit.
Shqiptarët edhe njëherë shkojnë në këto zgjedhje të përçarë dhe me shumëparti duke mos dëshmuar vullnet për të qenë një fuqi e vetme.
Në një lidhje Skype për RTV Ora, kryetari i Aleancës për Shqiptarët,Ziadin Sela u shpreh se ky koalicion është provuar më parë dhe se janë bërëgabime të shumta dhe se ende ndihen pasojat.
Ai shprehet se nuk do t'i prishin rregullat e demokracisë duke mohuar përfshirjennë një koalicion me BDI-në në të ardhmen.
Sela: Nukështë mirë që vetëm ajo ideja e bashkimit dhe të mos i mendojmë mirë propozimetqë bëjmë. Demokracia dhe sistemi demokratik shumë partiak nuk është i shpikurnga ne shqiptarët por në esencë ka konkurencën ndërmjet koncepteve politike dhellogaridhënien. Ne kemi qenë në një situatë ku kemi pasur vetëm një subjektpolitik shqiptar dhe realisht gabimet më të mëdha në hapa dhe strategji i kemibërë atëherë. Kjo përkon me periudhën e e shpalljes së pavarësisë kur shqiptarëtmbetën në Parlament pavarësisht se me Kushtetutë u hiqej e drejta të cilët ikishin të garantuar. Sot e kësaj dite i vuajmë pasojat ndaj ne nuk i prishimrregullat e demokracisë dhe vetëm një subjekt politik do të bënte që të futej nëskenën politike vetëm disa individë të cilët e dinë se shqiptarët nuk kanëzgjidhje tjetër vetëm për të votuar ata, nuk do i kthenin sytë kurrë tek shqiptarët.Ne kemi pasur kujdes si Aleancë për Shqiptarët.
Gjithashtu Sela nuk i ka kursyer akuzat për kreun e BDI-së Ali Ahmetiku shprehet se ai ka punuar vetëm për të përçarë partitë politike shqiptare.
Sela: Ne shpresojmë që kemi arriturefektin e përçimit të mesazhit të elektoratit shqiptar. Në bllokun shqiptargarojnë vetëm dy koncepte politike tanimë. Është e reja e përfaqësuar përmesAleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe Bashkimi Demokratik për Integrim icili po qeveris prej 18 vitesh dhe ka ardhur momenti që të shkojnë në opozitë. Ja ka dalë për mrekulli sepse Ahmeti është aii cili ka mbijetuar në skenën politike. Ditën ka folur për bashkim dhe natën kapunuar fort për t'i përçarë partitë politike shqiptare. Deklarata të gënjeshërtanuk qëndron.
Ne i bëjmë ftesë që të rritet sa mëshumë pesha e votës shqiptare duke votuar për konceptet politike shqiptare. Kurjemi te kjo, koncepti politik, i përhershëm dhe konstant dhe pa ndryshuarqasjen e vetë, është Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. BDIështë subjekti që duhet të shkojë në opozitë, dhe unë nuk kam ndërmend që tëamnistojë një veprim timin politik për llogaritë që duhet të japin për këto 18vjet qeverisje të mia apo të këqija qofshin ato. Me BDI e kemi kundërshtar tëcilët do i mundim në zgjedhje. Deklaratat e Ali Ahmetit nuk janë për tu marrë përbazë sepse janë deklarata të një politikani që po i rrëshqet dheu nga këmbëtdhe nga ana tjetër është ai i cili nuk e ka respektuar një marrëveshje mespartive parlamentare shqiptare që është e jona për tryezë të përbashkët.
Intervista në studio megazetaren Beti Njuma, përgatiti në online Endi Mullaj