Berisha: Në Kuvendin e Kosovës ndodhet një nga Lista Serbe, i akuzuar për vrasjen e 26 djemve në Mitrovicë

I ftuar në RTV Ora, diplomati Mal Berisha, thase Në sallën e parlamentit të Kosovës ndodhet një emër nga Lista Serbe, i cili ështëmbajtur një vit e gjysmë në burg për vrasjen e 26 djemve në Mitrovicë.

Ai u shpreh se uron që Thaçi të dalë i pafajshëmqë të mos implikojë veten dhe UÇK-në.

MalBerisha: Uroj qëThaçi të dalë i pafajshëm që të mos implikojë veten dhe UÇK-në. Në psikologjinëe tij personale, duhet të kishte diçka nga vetëdija e tij në lidhje me dhënien edorëheqjen. Nëse e di që është i pafajshëm, ka shkuar si president, por nëse edi se nuk është atëherë duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Në sallëne parlamentit të Kosovës ndodhet një emër nga Lista Serbe, i cili është mbajturnjë vit e gjysmë në burg për vrasjen e 26 djemve në Mitrovicë dhe është liruarse nuk u vërtetua pjesërisht pjesëmarrja e tij, edhe pse e di gjithë Mitrovicaqë e ka bërë. Pra, u ngrit një gjykatë ad hoc për të gjykuar krimet e luftësnga ata që nuk kishin rrugë tjetër, veçse të kapnin armët të luftonin përpopullin e vet ose të shtrinin qafën dhe sot Kosova do të ishte e shpopulluardhe i terrorizuar.

Berisha shtoi duke thënë se nuk mund tëbarazohet viktima me agresorin dhe, viktima të gjykohet para agresorit.

MalBerisha: Të barazoshviktimën dhe agresorin, e të gjykosh viktimën para agresorit, nuk është drejtësi.Unë nuk mund të them se Thaçi është i pafajshëm, por them që nuk është bërë drejtësindaj aty që janë adresuar kundër popullit tonë.

Bashkëpunimime armikun e shqiptarëve, Aleksandër Vuçiç dhe ndërrimi i territoreve mund taketë çuar Thaçin këtu ku është sot. Aventura për ndërrimin e kufijve dhe për njëgjasmë marrëveshje që do ta zgjidhje një herë e përgjithmonë çështjenshqiptaro-serbe, duke disbalancuar forcat që janë të interesuar për këtë çështje.

Berisha përfundoi duke thënë se klasa politikenë Kosovë duhet t’i lërë mënjanë ambiciet dhe të bashkëpunojë.

MalBerisha: Sot shqiptarëtjanë të sfiduar nga historia. Përçarja politike e udhëheqësve të Kosovës ështënjë element që do ta stopojë historinë e këtij vendi. Duhen lënë mënjanëambiciet politike dhe duhet bashkëpunim.