Piramida, tjetër dështim i Veliajt. Ndërtesa “në zemër” të kryeqytetit e rrënuar

Tre vjet nga premtimi i parë ikryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për transformimin e Piramidës,ndërtesa mbetet e rrënuar. Bashkia e Tiranës ende nuk ka vënë dorë, edhe pse Kryebashkiakudeklaroi se qendra është e hapur.

Ndërkohë që Tirana zhvillohet, ngrihenkulla, ahpen rrugë dhe bëhen investime, një gjë në Tiranë ecën mbrapsht dhe kjoështë Pramida.

Dikur simbol i qytetit, sot ështëkatandisur në gjendjen më të mjerueshme dhe më e keqja është se Bashkia nuk kaasnjë lloj strategjie sesi këtë vend në mes të Tiranës ta rijetëzojë.

E nisur të ndërtohet pas vdekjes sëdiktatorit, Enver Hoxha, me idenë që të shërbente si muze, Piramida është një ndërobjektet identifikuese të kryeqytetit.

Çdo qeveri dhe kryebashkiak pas viteve '90ka patur idene e vet se si do të ishte Piramida.

Nga një qendër multikulturore, u dhaideja që të kthehej në Teatër, më pas në sallën e re të Parlamentit shqiptar,madje edhe të prishej fare por askush nuk e degradoi në këtë farë dehrexheje sikryetari aktual i Tiranës, Erion Veliaj.

Ironia qëndron në faktin se po sipasVeliajt, Piramida është e hapur dhe në funksion

Pamja sot, flet vetë. Rrënim, shkatërrimdhe braktisje. Kjo është ajo që ofron Piramida, në zemër të Tiranës.

Pa identitet, me të tashme të rrënuardhe një të ardhme të panjohur.

Ku shkoi premtimi, Kryetar?