Ndryshimet kushtetuese, opozita: Për pushtet, Rama shet interesat e vendit dhe rrënon integrimin
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në komsionine ligjeve, për hapjen e listave dhe heqjen e kolacioneve parazgjedhore ushoqërua me reagim të opzoitës së bashkuar, e cila e quan përpjekje tinëzare qëminon integrimin e vendit.
Në një njoftim për mediat, opozita thotëse ky akt prish dakordësinë e 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhendërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë ShBA – BE.
"Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtëdhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhevullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky aktrikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij,shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimiteuropian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dheshoqëror të vendit" - thuhet nëdeklaratë.
Sipas opozitës së bashkuar, Kushtetutëndhe Sistemin Zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor.
Opozita e Bashkuar i bindet vetëmvendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personaltë Edi Ramës.
Më herët Partia Demokratike, tha se PSnuk ka hapur listat por vetëm ka hequr kolicionet parazgjdhore.
PD thotë se në draftin e miratuarpërcaktohet se listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.
Kjo nënkupton që nëse në Tiranë ka 34 kandidatë për deputetë, atëhere 11 kandidatë listohen nga partia dhe janë të pandryshueshëm, ndërkohë që qytetarët mund të zgjedhin nga mandati i 12 e në vijim.
Për situatën ka reaguar dhe nënkryetari i CDU I cili bën thirrje për miratimin pa ndryshim të marrëveshjes së 5 qershorit, ndryshe thotë ai do të ngecë procesi i negociatave.
Por në replikë në Twitter Taulant Balla, përgjigjet se po kërkohet konsensus me të dy opozitat.
Deklarata e plotë e Opozitës së Bashkuar
''Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi vetem e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.
Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.
Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri.''
Lexo edhe: PD: Bie alibia, Rama nuk hap listat por heq vetëm koalicionet parazgjedhore
Miratohen ndryshimet kushtetuese në Komisione: Hapen listat, hiqen koalicionet