LSI kundër ndryshimeve kushtetuese,Vasili: Landfilli zgjodhi të vrasë veten, ndjesë pastë!
LSI ka reaguar ashpër kundër miratimit tëndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet. Nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili deklaron në facebook se "landfillido të ndryshojë kushtetuten, pra zgjodhi te vrasë veten.Ndjese pastë!!"
Ndërsa ish-ministri dhe ish-deputeti EdmondPanariti thotë se "është skandaloze dhe e pafalshme të prekësh Kushtetutënnë mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
Panariti: Në këto kushte pavarësisht vlerave të qëndrimeve teorikeparimore të gjithsecilit lidhur me sistemet apo votimin preferencial , nuk mundtë shkohet përtej konsensusit politik të pesë Qershorit për reformën zgjedhore!
Sepsenuk mund të preket Kushtetuta kur mungon garanti i saj. Nëse nuk duam ta çojmëvendin në anarki! Këtë e kanë kuptuar partnerët tanë strategjikë të cilëtkërkuan miratimin e marrëveshjes pa vonesë
Për këtëarsye, në absurdin e madh të një vendi pa Gjjykata supreme dhe ku legjitimitetii çdo pushteti dhe i procesevedemokratike është në pikëpyetje të rëndë, çdo orvatje për ndryshime tëKushtetutës është skandaloze. Nuk lipset të jesh jurist për ta kuptuar këtë. Besojse ka mbetur ende një fije përgjegjshëmërie te Partia në pushtet për të mos elejuar këtë.