Meta takon Shehun: KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot (14 korrik) në një takim Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotin Arben Shehu me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.
Në nisjen e detyrës presidenti Ilir Meta i kakërkuar kryetarit të ri të KLSH të ushtrojë detyrën pa u ndikuar nga politika.Madje, kreu i shtetit ka theksuar se veprimtaria e këtij institucioni duhet tëshërbejë në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni duke nisur nga vetëPresidenti.
Pas më shumë se një viti e gjysëm, Kuvendiarriti të miratojë emrin e kryetarit të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Dy javë pas këtij votimi Presidenti i Republikës,Ilir Meta priti në një takimArben Shehun i cili mori dhe mbështetjen e mazhorancës në parlament. Nëdeklaratën për mediat thuhet se kreu ishtetit kërkoi që veprimtaria eKontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuarpolitikisht.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës”.
Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë iShtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Po ashtu bëhete ditur se Shehu, e garantoi Presidentin e Republikës për ushtrimin metransparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin ështëvotëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.