Goditi me mjet të mprehtë punonjësin e OSHEE-së gjatë ushtrimit të detyrës, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

Një 35-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi goditifizikisht dhe me mjet të mprehtë punonjësin e OSHEE-së gjatë ushtrimit të detyrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen ''1 Maji''.

''Arrestohet në flagrancë shtetasi S. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen "1 Maji" Vlorë ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë,u  arrestua në flagrancë për "Drejtimin eautomjetit në mënyrë të parregullt" shtetasin R. N., 41 vjeç, banues nëVlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuarautomjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprimetë mëtejshme.