Kontrolle nga toka dhe ajri për identifikimin e kanabisit
Intensifikohenkontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimindhe goditjen e tentativave për të kultivuar kanabis.
123 grupekontrolli nga toka po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit në tëgjithë vendin.
Në zbatim të njëplani kontrolli të detajuar për çdo Drejtori Vendore të Policisë dhe grafikut të bërë për këtë qëllim, çdo ditë,helikopteri i Policisë, me grup kontrolli, po kontrollon nga ajri zonat evështira ku është e pamundur shkelja dhe kontrolli nga ana e punonjësve tëPolicisë.
32 dronë çdoditë po kontrollojnë zona me risk në të gjithë vendit, dronë që përdoren ngagrupet e kontrollit në terren.
Nga kontrolletme helikopterët dhe dronë janë evidentuar tentativa për kultivim në numër tëvogël të bimëve që varionin nga 5 deri në 15 fidanë dhe në zona shumë tëthepisura, malore dhe të pyllëzuara.
Këto raste janëgoditur dhe autorët janë dërguar para përgjegjësisë ligjore, pasi janëevidentuar nga dronët duke shkuar në vendet ku tentonin të kultivonin bimëtnarkotike dhe janë kapur në flagrancë nga ana e punonjësve të Policisë.
Kontrolli masivi territorit nga toka dhe ajri po vijon intensivisht, me qëllim goditjen e çdotentative për të kultivuar bimë narkotike.
Policia eShtetit falënderon qytetarët për bashkëpunim e deritanishëm, për denoncimet eadresuara jo vetëm për tentativat për kultivim, por edhe për goditjen nëpërgjithësisë të paligjshmërisë dhe fton sërish për të vijuar akoma më shumëkëtë bashkëpunim, duke adresuar çdo shqetësim apo paligjshmëri në numrat papagesë 112/129 dhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat tëplotë dhe reagim në kohë e të paanshëm.