BE-ja do të mbajë të mbyllur kufirin për shqiptarët edhe pas 15 korrikut

Kufijtë e BE-së do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur për shqiptarët edhe pas 15 korrikut, por disa vende mund të mos ndjekin rekomandimin e Komisionit. Kështu Italia e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të ndaluar, por kërkon karantinim 14 ditor të qytetarëve që do të shkojnë aty. Ndërsa Greqia do të kërkojë bërjen e tamponit.

Bashkimi Europian do të vazhdojë t’i mbajë tëmbyllur kufijtë e jashtëm për të paktën edhe dy javë të tjera për shumicën evendeve, përfshirë Shqipërinë. Ambasadorët e vendeve anëtare nuk pritet tërekomandojnë zgjerimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilëve mund tëudhëtojnë pa kufizime në BE.

Në çdo rast, Komisioni Europian bën vetëmrekomandime për këtë çështje, ndërsa u takon vetë vendeve anëtare të vendosinpër këtë qytetarët e vendeve të treta që do të lejojnë.

Kështu Italia mund të lejojë hyrjen evizitorëve nga Shqipëria pas 15 korrikut, por atyre u duhet të karantinoren për14 ditë. Ndërsa Greqia do të kërkojë bërjen e tamponit. Nuk është ende e qartëse cilët shtetas shqiptarë do të lejohen të kalojnë kufirin grek, por zëdhënësii qeverisë Stelios Petsas, tha se zyrtarët kufitarë do të verifikojnëautenticitetin e rezultatit të tamponit negativ që paraqitet.

Zëdhënësi Petsas tha se Greqia do t’i forcojëkontrollet kufitare në pikat e kalimit me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Që prej 1korrikut, numri i personave të infektuar me koronavirus që kanë hyrë ngaBullgaria në Greqi është katërfishuar.

Deri tani Komisioni Europian ka rekomanduarmbajtjen e kufirit mbyllur për amerikanët në të gjitha vendet anëtare, porGreqia po konsideron lejimin e turistëve nga ShBA-ja, duke filluar nga fundi imuajit korrik.

Nga ana tjetër, mësohet se nga lista me 15vende qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në BE, do të hiqet Mali i Zi dheSerbia, pasi në dy javët e fundit ka një rritje të shpejtë të të infektuarve tërinj me koronavirus.

Rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve nëEuropë dhe në mbarë botën po frenon planet e vendeve të ndryshme për tëringjallur ekonominë, sidomos sektorin e turizmit.