Përplasjet për vettingun në polici, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e presidentit për shqyrtimin e ligjit
Komisionii Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit i cili ktheu për shqyrtimndryshimet në ligjin për vettingun në polici. Për ministrin e brendshëm sandërLleshaj mos dekretimi është vendimi nxituar dhe fantazi e tepruar ePresidentit. Këtyre deklaratave i është përgjigjur zëdhënësi i presidentit,duke i kujtuar ministrit si policia përdorej nga PS në fushatën e 2017.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin ePresidentit Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin përVetingun në Polici, e argumentin se favorizonte drejtuesit dhe ishte i varurnga politika.
Mos dekretimin e ndryshimeve ligjore, ministri iBrendshëm Sandër Lleshaj e konsideroi vendimin si goditje ndaj ligjit dhenxitim nga ana e Presidentit dhe fantazi e tepruar e tij.
"Nësene nuk zgjerojmë hapësirën kohore të komisionit të jashtëm, procesi do të ndërpritetnë një fazë shumë kritike. Çfarë është më shqetësuesja është se Presidenti kagoditur thelbin e ligjit".
Duke u ndalur te argumenti i Presidentit që ekonsideron zgjatjen pa afat të komisionit të vlerësimit si presion, Lleshajshprehet se është një instrument presioni pozitiv.
"Ai e konsideron vettingun si njëinstrument presioni, si forcë ndëshkuese. Nëse do ta konsiderojmë presion, ështëpozitiv për të gjithë".
Deklaratave të ministrit i është përgjigjurzëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, i cili publikoi një thirrje tëkryeministrit Rama gjatë fushatës së vitit 2017 që i bënte thirrje policëve përtë mbledhur vota për PS-në.
Vettingu në radhët e policisë është pezulluar prejdisa kohësh, ndërsa ecuria e tij ka qenë e ngadaltë, duke vlerësuar vetëm 20drejtues policie nga rreth 300 që duhet të filtroheshin deri në muajin qershor.
Një ditë më parë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në një raport të tij konstatonte se vettingu në radhët e policisë është një proces i ngadaltë dhe jo efikas.
Në raport thuhet se nuk ka patur mbështetje institucionale, interesi ka qenë shumë i ulët nga publiku, duke luhatur kështu dhe besimin për pavarësinë e procesit.