Humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, vdes 30-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2020, 13:30
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën esotme në rrugën dyësore Tiranë-Durrës,tek City Park.
Një 30-vjeçare humbi kontrollin e mjetit dhedoli nga rruga, e për pasojë humbi jetën.
''Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën,'' informon policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhennë vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.