Manastirliu: Maskat të detyrueshme në ambientet e mbyllura, në të kundërt penalizoheni

Komiteti Teknik i ekspertëve ka  vendosur që të bëjë me detyrim mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura. Ky rregull pritet ti shtohet aktit normativ së bashku edhe me penalitet për të gjithë ata që nuk e zbatojnë.

Maskat do të jenë të detyrueshme të mbahen nëambientet e mbyllura.

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojes sociale, OgertaManastirliu deklaroi se shumë shpejt ky detyrim do të vendoset edhe në aktinnormativ, shoqeruar edhe me penalitetet përkatëse.

''Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve për të mbajtur barrierat mbrojtëse, maskat kudo në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata individë të cilët nuk do të përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.''

Një rëndësi të veçantë Manastirliu u dha edhe mjekëvetë familjes, të cilët janë të ekspozuar përpara infeksionit njësoj siepidemiologët dhe mjekët në strukturat spitalore të covidit.

Për të gjithë ata të cilët nuk besojnë të rreziku ikoronavirusit, apo te situata serioze e rënduar që po kalon Shqipëria si pasojëe koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se mjafton një bisedë me ataqë kanë të afërmit të shtruar në spitalin infektiv, për të besuar rrezikun ekëtij virusi.