Droguan e shfrytëzuan 17 vjeçaren: Kapet i 5-ti i grupit nga Kruja, tritolvënësi mbetet në arrati

Shkon në 5 numri i të arrestuarve për shfrytëzimin seksual të një 17-vjeçareje në Fushë Krujë, ndërkohë që mbetet në arrati i riu që i vendosi tritol në banesë pas denoncimit. Këtë të martë, të arrestuarit u njohën me masën e sigurisë!

Ameld Merlika, një nga anëtarët e grupit që akuzohetse drogoi dhe shfrytëzoi seksualisht të një 17-vjeçareje në Fushë Krujë ështëarrestuar në Sarandë!

Ndalimi i tij është bërë për llogari të Policisë sëKrujës, që e akuzon edhe për kultivim të bimëve narkotike bashkë me 5 personatë tjerë.

Nga grupi tashmë mbetet në arrati vetem Alket Brata, i cili dyshohet se sulmoi me eksploziv banesën e 17-vjeçares pas denoncimit të rastit.

E mitura dhe nëna e saj janë larguar nga banesa, paskërcënimit direkt.

Katër të arrestuarit e parë të grupit ndërkohë unjohën  me masën e sigurisë.

Masa për 17-vjeçarin e kapur në Sarandë pritet tëzhvillohet në ditët në vijim, ndërsa policia thotë se ende vijon kërkimet përarratisurin e grupit.

Në dëshminë e saj, 17-vjeçarja tha se ishteshfrytëzuar për një periudhë disa mujore nga grupi i të rinjve që sipas sajkishin qëllim ta trafikonin në Greqi.

Lexo edhe: Denoncoi shfrytëzimin seksual, kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares në Fushë Krujë