Policë më të shkurtër, ndryshojnë disa kritere nga viti i kaluar
Policia e shtetit ka hapur aplikimet për 300 vende të reja për personat që duhet të bëhen pjesë e uniformave blu. Në ndryshim nga viti i shkuar policia ka zbutur kriterin e gjatësisë, ku pranohen dhe kandidatët më të shkurtër. Një tjetër kriter që duhet të plotësohet është dhe mosha nga 18 deri në 30.
Policia e shtetit ka hapur aplikimet për 300 vende të lira për personat që duhet të bëhen pjesë e uniformave blu, të cilët duhet të plotësojnë disa kritere dhe dokumente.
Në ndryshim nga viti i kaluar ku ishin 500 vendetë lira në radhët e policisë, këtë vit janë vetëm 300 të tillë, që pritet tëplotësohen pas mbylljes së fazës së aplikimeve.
Disa prej kritereve gjatë këtij viti janë ndryshuarnga policia e shtetit. Një prej tyre është dhe gjatësia ku aplikantët meshkujduhet të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm, ndërsa për femrat 160 cm.
Në aplikimet e shkuara, ky kriter ishte 175 cm përmeshkujt ndërsa 165 për femrat.
Një tjetër kriter që krahasuar me vitin e shkuar ështështuar është dhe mosha, ku aplikantët duhet të kenë mbushur moshën 18-vjeç dhetë jenë në 30-vjeç.
Kandidatët duhet të plotësojnë dhe një serëkriteresh të tjera para se të bëjnë aplikimin, të cilat kanë të bëjnë mearsimin, aftësitë për të shërbyer në polici, apo të plotësojnë dhe formularin qëshkarkohet pranë faqes së policisë së shtetit.
Një pjesë e procesit vijon të jetë i njëjtë mevitin e shkuar, ku faza e konkurrimit, shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesii ankimimit nuk kanë ndryshuar.
Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori iPolicisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori iPolicisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data emarrjes së ankesës.
Policia shprehet se afati i aplikimeve për tëndjekur shkollën bazë të policisë për patrullë të përgjithshme është nga data13 korrik deri në datën 10 gusht.
Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore tëPolicisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit,300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë“Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.