Mbyllen zyrat e OASH-ve, nga sot ankimi për gjobat e rrugores online
Të gjobiturit për shkelje nga policia rrugore mund t'i paraqesin ankesat e tyre online, pa qenë nevoja për të pritur në radhë në zyrat e Komisionit të Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative. Kjo do të mund të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania.
Drejtuesit e mjeteve të cilët janëkonstatuar duke kryer shkelje rrugore nuk do të duhet të paraqiten më në zyrate policisë, por pretendimet e tyre dhe dokumentacionet do të mund ti dërgojnëpranë portalit E-Albania)
Prej kësaj të marte të gjitha zyrat ekomisionit të shqyrtimit të kundravajtjeve administrative në kryeqytet dhegjithë Shqipërinë nuk do të pranojnë më qytetarë fizikisht.
Procesi i ankimimit dhe shqyrtimit tegjobave tashmë do të kryhet online.
Qytetarët duhet të identifikohen nëllogarinë e tyre, më pas duhet të përzgjedhin kategoritë me radhë.
Fillimisht duhet të zgjidhet kategoriatransport dhe automjete, ndërsa më pas duhet klikuar tek nënkategoriakundravajtje rrugore OASH.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitështë 3 ditë, ndërsa periudha e vlefshmërisë është sipas afateve të përcaktuaranë kodin rrugor.
Sipas Ministrisë së Brendshme, mbyllja ezyrave bëhet me qëllim shmangien e qytetarëve për tu paraqitur në to, për tëshmangur të gjitha risqet e mundshme për infektim me koronavirus në një situatëtë rëndëuar nga pandemia.
Lleshaj: Qëllimi i kësaj mase është që të eliminojmë detyrimin e qytetarëve për t’u paraqitur në zyra. Nga sot qytetarët, - ata që kanë bërë shkelje të rregullave të qarkullimit, - kanë të drejtën që të gjithë dokumentacionin që duan t’i paraqesin OASH-së, t’ia paraqesin online, përmes e-albania, dhe të kursejnë ardhjen, pritjen dhe humbjen e kohës pranë këtyre zyrave.Me këtë hap, ne, së pari bëjmë një shërbim për qytetarët, së dyti eliminojmë edhe një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë të qytetarëve me komisionet përkatëse. Në mënyrë që të evitojmë të gjitha risqet e mundshme, që kanë gjasa të zhvillohen në këto situata.Lehtësimi i shërbimeve për qytetarët në të njëjtën kohë është edhe një lloj shtrëngese për ata që shkelin rregullat për arsye se tashmë mundësi e kontaktit bëhet zero. Pra, nuk kanë mundësi të ‘negociojnë’ me asnjë lloj Komisioni.Kështu që kjo thirrje le të vlejë për të gjithë qytetarët që të sensibilizohen për të shtuar kujdesin në qarkullim.
Me mbylljen e zyrave fizike të OASH-së,sipas Ministrisë nuk do të ketë më asnjë mundësi negocimi me anëtarët e Komisionit.