Pas Zani Çaushit, edhe kundërshtari i tij "Gaxhai" kërkon ulje dënimi

Pas Zani Çaushit, edhe kundërshtari i tij Gazmend Brakaj alias “Gaxhai” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për uljen e dënimit me 90 ditë.

Kërkesa është depozituarnë 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes MirandaÇekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të “Gaxhait”, përshkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.

Nëpërmjet këtyrekërkesave për ulje dënimi dhe nëse ato do pranohen nga gjykata, “Gaxhait” shumëshpejt i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht pasi llogaritja e dënimit fillonqysh prej datës 29 qershor 1999 kur është arrestuar në Durrës, vetëm pakmomente pas vrasjes së dy shokëve të Lulzim Berishës, Ilir Paja dhe ArbenXhunga.

Gaxhai  ështëi dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Ai ka dy dënime me burg përjetë, i pari iështë dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të LulzimBerishës në Durrës dhe i dyti për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, AvdulBajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit VironRrapaj.

Të dyja këto vendime, “Gaxhai” në datën 23mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm.