Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë miratuar në Këshillin e Legjislacionit ndryshim të Kushtetutës, për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit. 140 deputetët, me këto ndryshime do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal me korrektim kombëtar.

Listat pjesërisht të hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore janë dy nga çështjet e propozuara nga opozita e re dhe e miratuar me nxitim nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste.

Me ndryshimet e reja 140 deputetët vitin e ardhshëm do të zgjidhen me sistem proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar.

Por sërisht deputetët firmëtarë të ndryshimeve kushtetute kërkojnë garanci nga mazhoranca për pragun rajonal.

Me votën e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve , togëfjalëshët “koalicione zgjedhore” dhe “pragu” janë hequr nga Kushtetuta për t’u detajuar në Kod.

12 vite më pas përsëritet sërish historia, që nga ndërhyrjet e fundit në kushtetuese në 2008 për çështjet që lidhen me zgjedhjet.

Por tashmë nuk janë PS dhe PD aktorët kryesorë, por mazhoranca e ka zëvendësuar këtë të fundit me deputetët që rrjedhën nga listat e tyre.

Një javë pasi të miratohen ndryshimet në kod sipas marrëveshjes së 5 qershorit, në seancën e 30 korrikut ndryshimet do të kërkojnë votat e të paktën 94 deputetëve.

Tabela Me Propozimet Per Amendamentet Kushtetuese Dt 13.7.2020 by RTV ORA News on Scribd