Mori drejtimin e Azerbajxhanit, Meta urim ish-trajnerit të kombëtares De Biasit

Presidenti Ilir Meta përuroi trajnerin Giani De Biasi pasiky i fundit mori drejtimin e kombëtares së Azerbajxhanit pak ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta uroi tekniku italian përrolin e tij të ri duke shkruar se përveç lidhjeve të TAP-it me Azerbajxhanin,tashmë përmes Debiasit është krijuar një lidhje e re.

De Biasi, tashmë me pasaportë shqiptare e çoi kombëtarenkuqezi në suksesin e kampionatit europian Euro2016.

Postimi i plotë:

Tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it e shumëlidhjeve të tjera, do të kemi edhe një lidhje të re, trajnerin e ri tëKombëtares sëtyre Gianni De Biasi.
U gëzova për këtë vlerësim ndaj tij dhe pata kënaqësinë t’iuroja sa më shumë suksese.
Ne nuk e harrojmë kurrë Gani Abazin tonë të dashur!