I dënuar me burgim të përjetshëm, Zani Çaushi kërkon lirimin me kusht

Zani Çaushi, kreu i një prej bandave të vlorës gjatë trazirave të vitit1997 kërkon lirinë me kusht edhe pse është i dënuar me burgim të përjetshëm!

Kërkesa  është paraqitur dhe poshqyrtohet në Gjykatën e Korçës, pasi Myrteza Caushi aktualisht po e vuandënimin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Dosja është në duart e gjyqtarit Selajdin Pisqyli i cili sipas burimeve kambajtur dy seanca paraprake.

Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rahabilituar nëburg, dhe fakti se ka fëmijë për të rritur, për të cilët thotë se është igatshëm të punojë.

“Kam fëmijë të mitur për të rritur. Jam rehabilituar pasi 3/4 e dënimit i kam shlyer në qeli. Kërkoj të lirohem para kohe me kusht.''

Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 Korrik në Gjykatën e Korçë, ku sipasburimeve vijon procesi me marrjen e provave dhe raporteve.

Myrteza ose Zani Caushi sic njihet gjerësisht, arriti të arratiset nga njëburg i sigurisë së lartë në Greqi dhe në mars të vitit 1997, ngriti një ngabandat e qytetit të Vlorës, ku përplasjet mes tyre shkaktuan disa viktima.

Ai u dënua në vitin 1999 me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh nëvitin 1997 dhe grupin criminal që ngriti e drejtoi.

Zani Çaushi është martuar në qelitë e burgut të Burrelit.