Denoncimi i PD, Zhupa: Kopshti në Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari me covid, autoritetet të marrin masa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi njërast të shkeljes së rregullave anticovid në një prej kopshteve të Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se një fëmijë injë personi të infektuar nga koronavirusi vijon të shkojë sërish në kopshtin nr18 në Tiranë pavarësisht rregullave që e ndalojnë këtë gjë.

Zhupa shkruan se ai është fëmija e një punonjësi të njësisëbashkiake nr. 2 në Tiranë i cili rezultoi pozitiv, e për pasojë drejtoresha e këtijkopshti e ka pranuar sërish.

Ajo i bën thirrje autoriteteve të marrin masa për këtë raste të mos lejohen më shkeljet e rregullave.

Postimi në Facebook:

Kopshti nr 18, kopshtpublik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një tëinfektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe cerdhetpo bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria edrejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

Mbasi u mbyll njësiabashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, dolipozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem nëkopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tonadrejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindëriti kanë kërkuar mos ti pranoi sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.

Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.