Garancia sovrane, Tabaku: 50% e kredive u përkasin oligarkëve, bizneset në krizën më të rëndë të 20 viteve të fundit
Për ish deputeten e Partisë Demokratike JoridaTabaku, qytetarët dhe bizneset e tjera janë lënë të vetëm nga qeveria nëpërballjen me krizën ekonomike më të rëndë të 20 viteve të fundit.
Përmes një deklarate nga seliu blu, Tabaku thase Rama refuzon edhe sot e kësaj dite t’i mbështesë siç duhet financiarisht,edhe pasi i izoloi dhe mbylli bizneset për tre muaj me radhë.
Sipassaj, kryeministri vazhdon të kujdeset posaçërisht duke mbrojtur 10 oligarkët e tij, me të cilët ka plaçkitur Shqipërinë dhe taksat e shqiptarëve për 7 vite rresht.
Ajo tha gjithashtu se 50% të kredive për garancinë sovrane i kanë marrë oligarkët.
Deklarata e plotë e Tabakut
Kryeministri në ikje e ka vënë çdo gjë tëekonomisë së vendit në funksion të një grushti oligarkësh. Ata përfitojnëgjithçka, ndërsa qytetarët dhe bizneset e tjera janë lanë të vetëm nëpërballjen me krizën ekonomike më të rëndë të 20 viteve të fundit.
Pasi i izoloi dhe mbylli bizneset për tre muajme radhë pa u dhënë as ndihmën e merituar, ndryshe nga vendet e rajonit,qeveria refuzon edhe sot e kësaj dite t’i mbështesë siç duhet financiarisht.
Nën presionin e një krizë të dyfishtëekonomiko-shëndetësore, Rama vazhdon të kujdeset posaçërisht duke mbrojtur 10oligarkët e tij, me të cilët ka plaçkitur Shqipërinë dhe taksat e shqiptarëvepër 7 vite rresht. Sipas të dhënave të paraqitura dhe nga një hetim i thelluarnga BIRN rezulton se 50% e kredive të miratuara nga fondi i garancisë, upërkasin të dyshuarve të përhershëm, oligarkëve.
Kreditë e miratuara nga bankat e nivelit tëdytë, si pasojë e Fondit të Garancisë Sovrane kapin vlerën e 3.9 miliardëlekësh. Nga të cilat 10 kompani që kanë koncesionet kryesore në Shqipëri kanëpërfituar 2 miliardë lekë apo rreth 50% të totalit të këtyre kredive.
Por ndërsa oligarkët e PPP-ve përfitojnë ngakjo garanci sovrane, sipërmarrje si fasoneritë apo hoteleri turizmi që udetyruan te largonin me qindra punonjës nga puna nuk kanë përfituar asgjë.
Kjo, nuk është rastësi, pasi Edi Rama që prejditës së parë të pushtetit ka pasur një qëllim - të jetë në funksion të njëpakice. Prandaj sot, shumica e qytetarëve të vendit e gjejnë veten më të varfërse sa dje, sipërmarrja e ndershme e gjen veten ose peng të gjobëvënësvetatimorë në prag falimenti, ose ul qepenat.
Disa herë në mënyrë të përsëritur PartiaDemokratike kërkoi që të pezullohen pagesat prej 120 mln euro për PPP. Edi Ramajo vetëm që i pagoi ato për çdo ditë në kulmin e pandemisë, por ndërsa mijëraqytetare humbën dhe po vazhdojnë të humbasin vendet e punës, kryeministri nëikje po i shndërron të njëjtët përfitues edhe në përfituesit kryesor lë tëgarancisë sovrane, që mbulohet me paratë e taksapaguesve.
Sot ekonomia shqiptare po përjeton një ngaperiudhat më të vështira të 20 viteve të fundit. Të ardhurat në buxhetmungojnë, borxhi është rritur, bizneset po falimentojnë masivisht dhe janë lënëjetimë nga qeveria. Atëherë kur duhet më shumë, qeveria zgjedh sërish të jetëme pakicën.
Të gjitha raportet ndërkombëtare e cilësojnëqeverinë shqiptare si shkaktare të kësaj krize. Qartësisht Rama punon vetëm përdy grupe: kriminelët dhe oligarkët. Prandaj Edi Rama bën gjithçka qe Shqipëriatë mos dalë nga kthetrat kriminalo-korruptive të tij. Shqipëria nuk mund tëjetë pengu i një njeriu të kapur në kurthin e pushtetit kriminal dhekorruptiv.
Të gjitha sondazhet tregojnë se Edi Rama ështëpakica. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kanë zgjedhur ndryshimin dhe duan njëqeveri normale që i shërben shumicës së heshtur dhe punëtore duke i dhënëpërgjigje pakicës që vjedh dhe shurdhon shqiptarët me propagandë.