Meta refuzon gjobat për median: Rrëzon aktin normativ

Akti  normativ i qeverisë që gjobit mediat me 1 milion lekë deri në ndërprerjen e transmetimit,  nëqoftëse në studio ka më shumë se dy persona, është cilësuar si antikushtetues nga presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit e ka refuzuar ligjin, ndërsa thotë se parashikimet krijojnë hapësira  për abuzime dhe cënim të lirisë së fjalës.

Presidenti, Ilir Meta, ka refuzuar aktin normativ të qeverisë  "për marrjen e masave të veçantaadministrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar ngaCOVID-19".

Ky akt parashikon 1 milion lekë gjobë deri në bllokim të tëtransmetimit për mediat audiovizive, të cilat marrin më shumë se  2 persona në një studio dhe ruajtja e distancës 2 metra. 

Presidenti thotë se sanksionet e  parashikuara janë jo propocionale me qëllimin e tyre.  Ai shtoi se përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin e pandemisë, por jo cenimin e lirive dhe pavarësisë së mediave.

Meta: Kuvendi duhet të qartësonte se objektivi që justifikon kufizimin e së drejtës dhe ndëshkimin në rast shkeljeje,është në raport logjik dhe të drejtë me masën ndëshkuese të parashikuar dhe aspak në tejkalim të tij.

Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.
Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias

Akoma më shqetësuese, thotë Presidenti, mbetet fakti se masandëshkuese  merret  nga Ministria përgjegjëse për Shëndetësinë,duke rritur rrezikun për abuzime dhe ndikime politike.

Meta: Masat ndëshkuese joproporcionale, mund të çojnë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, në këtë periudhë pandemie kur, informacioni objektiv ka shumë rëndësi për përmbushjen e përgjegjësive qytetare.

Presidenti thotë se Komisioni i Venecias,  ka dhënë një opinion mbi lirinë  dhe fuksionimin e  medias, ndaj çdo masë  apo parashikim ligjor i ndërmarrë,  sipas tij duhet të ketë në vëmendje këtëdokument.

Ligji nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20, datë 20.5.2020, të Këshillit... by RTV ORA News on Scribd