ISHSH me dy standarde për pishinat, kontrollohen në kryeqytet, tolerohen në bregdet

Policia e rendit dhe ISHSH ka ushtruar kontrolle të ndryshme në pishinat e kryeqytetit, duke mos i lejuar ato të kryejnë aktivitetin. Po ajo që vihet re është se ISHSH po mban dy standarte pasi pishinat në bregdet po vijojnë punën normalisht, ndërsa atyre në kryeqytet po ju bëhet presion.

23 qershori ishte afati i fundit i gjendjes sëjashtëzakonshme.

Pas mbarimit të fatkeqësisë natyrore të gjithaaktivitetet u hapën duke ju rikthyer normalitetit, por kjo nuk ndodhi mepishinat.

Kontrollet për masat anti-Covid nga ana e ISHSH lënëpër të dëshiruar.

Pishinat në kryeqytet janë një nga aktivitetet që pou bëhet presion, ndërkohë që ato lejon në bregdet.

Forcat e rendit përgjatë këtyre ditëve kanë shkuarnë pishina të ndryshme në kryeqytet duke ushtruar presion ndaj subjekteve mepretendimin se është ne ne fuqi akti normativ nr 3 datë 15.03.2020 dhe urdhri iministres së Shëndetësise nr .351 date 29.05.2020.

Por policia dhe ISHSH duhet të jenë në dijeni sëkëto akte e kanë humbur fuqine me 23 qershor me mbarimin e gjendjes se fatkeqësisënatyrore.

ISHSH do të duhet të japë shpjegim se përse tëgjitha pishinat në bregdet janë të hapura pa asnjë lloj kufizimi, dhe pse po ubëhet presion biyneseve.