Pogradec: Zjarr në banesë, shpëton mrekullisht 69-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2020, 14:37
Një 69-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ''Rinia'' të qytetit të Pogradecit në njëpallat.
Sotir Pisquri ka qenë duke gatuar por në një moment e kishte zënë gjumi dhe tenxherja me të cilën gatuante ka marrë zjarr duke shkaktuar tym në banesë e për pasojë ai ka rënë në gjendje të fikti.
Kanë qenë komshinjtë që njoftuan zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në kohë kanë hapur derën dhe kanë shpëtuar 69-vjeçarin që u transportua në spital.
Fatmirësisht banesa nuk ka pasur dëme pasi nuk ka pasur shpërthim tëflakëve.