Pukianët “sfidojnë” Covid-19: Mos respektimi i protokolleve, arsyeja kryesore e infektimeve

Neglizhenca e qytetarëve në respektimin e distancimit fizik është arsyeja kryesore e përhapjes së koronavirusit në Bashkinë e Pukës! Prej ditës së parë atje janë konfirmuar 75 të prekur dhe 2 viktima, por qytetarët vijojnë të sfidojnë virusin zbatuar rregullat!

Puka është një prej bashkive në qarkun e Shkodrës që pas hapjes shënoiraste të shtuara me Covid 19, ku aktualisht numërohen 40 pacientë aktiv nga 75të infektuar në total nga nisja e pandemisë.

Gjithashtu dy qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, prej të cilëvenjëri mjek.

Mos respektimi i distancimit fizik renditet arsyeja kryesore e përhapjes sëvirusit.

Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë: ''Karakteri i një malësori e quan jonormal nëse nuk përaqfohet dhe nuk i jep dorën. Kjo nuk është më një virtyt, kjo duhet të jetë një e keqe e madhe.''

Një prej institucioneve që i është dashur të përballojë fluks të shtuar kaqënë edhe spitali rajonal, ku drejtori Enver Hyseni tregon masat e luftës

Enver Sulejmani, drejtor i spitalit Pukë: ''Të gjitha masat janë marrë dhe i gjithë personeli është i gatshëm për ta përballuar në çdo nivel këtë situatë.''

Për rastet e konfirmuara pozitiv por që janë asimptomatik dhe ndodhen nëkushte shtëpie, njoftohet komisariati i policisë që të ndjekë zbatimin erregullave të karantinës.

Por shqetësim sipas tij është ndërgjegjësimi i ulët që kanë qytetarët përtë respektuar rregullat.

Enver Sulejmani, drejtor i spitalit Pukë: ''Njerëzit nuk po bëhen të ndërgjegjshëm aq sa duhet për të mbajtur maskën në ambiente publike.''

Ndryshe nga bashkitë e tjera të vendit, në Pukë pandemia Covid sipaskryebashkiakut nuk ka ndikuar në mbyllje të bizneseve.

Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë: ''E kemi lehtësuar biznesin, duke hequr të gjitha taksta dhe duke shtyrë të gjitha detyrimet.''

6 raste të reja me koronavirus shëuan këtë të hënë në Pukë, duke e cuar në186 numrin e të prekurve në Qarkun e Shkodrës!