Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali
Emigrantët e ardhur gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit kanë qenë faktor i rëndësishëm në parandalimin e zvogëlimit të popullsisë italiane. Në vend po lindin më pak fëmijë dhe po vdesin më shumë banorë vendës. Shqiptarët llogariten komuniteti i dytë më i madh.
Italia ka shënuar një tjetër minimum historik për sa i përket lindshmërisë,teksa në vend rritet vdekshmëria dhe të larguarit, e në të njëjtën kohë pakësohenndjeshëm emigrantët.
Instituti italian i Statistikave zbuloi të hënën se në bilancin demografiktë vitit 2019, rezulton që numri i lindjeve të reja zbriti me 4,5 për qind ngaviti i mëparshëm duke arritur në 420 mijë, ndërkohë që numri i vdekjeve pësoinjë rritje të lehtë nga viti në vit, duke prekur 634 mijë.
Në të njëjtën periudhë, popullsia rezidente italiane u tkurr me gati 236mijë banorë ndërsa rezidentët me kombësi të huaj u shtuan me gati 50 mijë mëshumë.
Ky trend vijon prej vitit 2015, dhe bilanci demografik zbulon se shumëitalianë po e lënë vendin për t'u transferuar jashtë shtetit, raport ky qëvitin e kaluar arriti mbi 16 për qind.
Si një vend multietnik, ndërkohë, Italia vitin e kaluar regjistroi 194 kombësitë ndryshme.
Rumunët mbeten komuniteti më i madh pas italianëve, duke u llogaritur në1,2 milionë, ndjekur nga shqiptarët, afro 441 mijë, dhe marokenët të tretët,rreth 9 mijë më të pakët në numër.
Së bashku me kinezët dhe ukrainasit, këto pesë popullsi përbëjnë gjysmën egjithë rezidentëve të huaj në Itali.
Në lidhje me ndarjen gjinore, komuniteti shqiptar numëron më shumë meshkujsesa femra dhe ai rumun më pak meshkuj sesa femra.
Për sa i përket lëvizjeve të brendshme, veriperëndimi i Italisë mbetetrajoni më i populluar i vendit si për italianët, edhe për të huajt, më pas vijnërajoni jugor, ai qendror dhe verilindor e në fund zonat ishullore.
Ekspertët thonë se tkurrja e popullatës dhe plakja e forcës së punës janënjë nga arsyet pse ekonomia italiane përballet me një stanjacion të vazhdueshëm.
Pandemia e kovidit-19 sivjet e ka vështirësuar më tej situatën ekonomikedhe pabarazinë sociale.
Përpos tragjedisë së 35 mijë viktimave, pandemia pritet në muajt në vijim tërritë papunësinë, varfërinë, të ulë lindshmërinë por edhe prodhimin e brendshëmme më shumë se 10 për qind.