Merxhani: Pas 6-7 muajsh mund të fillojë puna në 1/3 e truallit të Teatrit Kombëtar, pjesën tjetër do e zënë kullat

Ndonëse ndërtesa e Teatrit Kombëtar u shemb dhe pati një valë reagimesh,Aleanca për Mbrojten e Teatrit vijon të denoncojë, atë që cilësohet grabitja etruallit.

Në një intervistë për ''Ora News'', arkitekti Kreshnik Merxhani, tha se ka 20 vite që kjo histori ripërsëritet, pasi një palë tenton të kapë truallin e Teatrit Kombëtar dhe të ndërtojë aty objekte të larta.

Kreshnik Merxhani: ''Ka 20 vite që ka histori ripërsëritet. Kemi një palë që tenton të kapë truallin e Teatrit Kombëtar dhe të ndërtojë aty objekte të larta. Planet më konkrete janë prej vitit 2016 e deri më sot, ku janë vendosur njolla të kullave të larta, dhe të një lloj volumi që pretendohet të jetë teatri i ri. Ka ardhur në një proces shumë të errët, jo transparent, me shumë pak informacione të lëshuara, me një prezantim nga një grup shumë i ngushtë në vitin 2018. ''

Bazuar në termat e referencës, Merxhani thotë se fituesi mund të jetë kushdo, edhe një kompani e cila nuk ka eksperiencë me projektimin e teatrove.

'Kreshnik Merxhani: ''Është e kuptueshme sepse e gjitha kjo vjen pa një konkurs, pa një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës. Nuk rezulton që ka një tërheqje nga plani, ka një vazhdimësi të planit. Nesër mbyllet faza e parë e një tenderi i cili lë të kuptohet që është i paracaktuar se kush do ta fitojë. Në përgjithësi, termat e referencës nuk përcaktojnë që fituesi duhet të jetë me përvojë në projektimin e teatrove, por thuhet vetëm që të ketë përvojë si konsulent. Mund të jetë kushdo, pra nuk është i përfshirë direkt. Nga ana tjetër, lidhet më tepër me xhiron vjetore, dhe kapacitetesh financiare dhe teknike, të cilat mund t'i sigurojë në Shqipëri, edhe një kompani e cila ndërton rrugë, e cila nuk ka asnjë lidhje me projektimin e teatrove dhe marrëdhënie me këtë lloj fushe.''

Sipas tij, ndarja në dysh e projektit, është realizaur për të lejuarprivatin të vijojë me zhvillimin e pronës së vet dhe bashkisë.

Merxhani tha se pas 6-7 muajsh, mund të niset puna në 1/3 e truallit tի TeatritKombëtar, pasi pjesa tjetër është private dhe do të okuphet nga kullat e larta.

Kreshnik Merxhani: ''Një konkurs sjell ide, një tende përcakton dikë që do të ekzekutojë një projekt të një ideje e cila është e fiksuar që në 2016. Pjesa e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet me paratë e taksa paguesve rreth 30 milion euro, ndërsa pjesat tjetër do të vijojë si pasojë e kërkesës së kompanisë Fusha për përcaktimin e zonës së ndërhyrjes.Me shumë gjasa do të fillojë pjesa private para se të fillojë teatri. Ndarja e projektit në dysh është për të lejuar privatin të vijojë me zhvillimin e pronës së vet dhe bashkisë, sepse është ngjitur me parkimin, me dekor Tiranën që janë pronë e bashkisë, por edhe 1,300 metra që është pronë private. Ka qenë fillimisht e teatrit, por e kaluar me procedura me të cilat ne jemi të painformuar.''

''Ideja është e qartë, privati avancon, këtu pritet të bëhet një tender që ne e quajmë fiktiv. Pritet një për 5 muaj të realizohet një projekt fiktiv, bazuar në projekt idenë e dhënë nga arkiteti danez Bjarke Ingels, dhe pas 6-7 muajsh mund të nisin punën në truallin e teatrit, në 1/3 e tij, sepse në 2/3 okupohen nga kullat e larta, sepse nuk është më publike. Publikja i fal privatit asetet e veta.''

kreshnik merxhani
kreshnik merxhani

Intervistoi në studio Leftion Peristeri, përgatiti për online RenatoÇaushi.