Covid-19 "infekton" gjyqësorin, punonjësi i Gjykatës së Lartë rezulton pozitiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2020, 13:49
Covid-19 infekton gjykatat në vend.Një punonjës i Gjykatës së Lartë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pavarësisht kësaj, puna në Gjykatë do të vijojë duke respektuar protokollete sigurisë.
Ndërkohë më herët, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë rezultoi pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye Gjykata vendosi të punojë me orar të reduktuar.
Gjithashtu, edhe 3 gjyqtarë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë infektuar me Covid-19.
Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 117 raste pozitive Covid, 41 prej tyre në Tiranë.
Po kështu ndërruan jetë dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe njëpacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.