Burimi: Pas 7 vitesh Rama kërkon lista të hapura? E habitshme, kërkon të evitojë humbjen

Deklarata e kryeministrit Rama para pak ditësh ku pranoi kërkesëne opozitës parlamentare për listat e hapura ka hapur debat të gjerë.Kryedemokrati Basha deklaroi se Rama kërkon listat e hapura në mënyrë që të heqëkoalicionet parazgjedhore.

Për këtë kërkesë të kryeministrit e ardhur pikërisht tani,vetëm 1 vit përpara zgjedhjeve, analisti Genc Burimi shprehet se është ehabitshme.

Në një intervistë për Ora Neës, Burimi thotë se Rama në 7vite qeverisje nuk ka marrë mundimin për të bërë një ndryshim të tillë edhevendos në këtë momente pasi e ka parë që përmes tyre mund të heqë koalicionetparazgjedhore.

Burimi: Më duket një debat anormal por jo i habitshëm.Është  një debat që është hapur andej ngaqeveria Rama, i cili pas 7 vitesh në pushtet zbulon se vendit i duhen listat ehapura. Ai e premtoi në fushatën e 2013 që kur të hynte në pushtet do të bëntendryshimin e sistemit.  Është diskurs i kryeministrit, thotë që julashë në tavolinë gjithë këto gjëra. Thotë që ju nuk ishit fare në Parlamentdhe unë ju dhashë 100 përqind, ju për 1 përqind bëni këto. Kjo është dallavere sepseas Rama nuk ja bëri qejfin as Bashës dhe as Kryemadhit. Shqiptarët nuk duhet tëbien në këtë kurth. Edi Rama që pas 7 vitesh zbulon avantazhet e listave tëhapura.

Që këto gjëra të dalinsot, është shumë e habitshme. Duhet të ishin thënë të paktën përpara 3 muajsh përlistat e hapura. Jo pikërisht sot. Në asnjë mënyrë as PD dhe as LSI nuk duhetta pranojnë. Është tabu. Partitë duhet të hyjnë në koalicion si ju a ka qejfi. Aimban mbi supe një krizë shumë të madhe në Shqipëri. Kam përshtypjen se ai ifrikësohet shumë burgut. E them këtë me bindje të plotë dhe Edi Rama e di shumëmirë këtë. I vetmi gur që ka në dorë sot është të ndryshojë Kushtetutën për tëhequr koalicionet. Dhe këtë ai e kamuflon këtë pas hapjes së listave të hapuraqë e zbuloi sot. Sepse bëri lidhjen që me këtë mund të pengojë koalicionet.

Gjithashtu Burimi thotë se Rama kërkon që të evitojë humbjennë zgjedhjet e ardhshme pasi me ardhjen në pushtet të dyshe Basha-Kryemadhi airrezikon vërtetë burgun.

Burimi: Nuk e bëri. Ajo që nuk është e habitshme ështëqë Rama luan hipokrizinë sepse e di fare mirë sot që me këtë sistem drejtësie qëai vetë e ka autorizuar me këta prokurorë dhe gjyqtarë kanë akoma në gene njëlloj varësie patetike ndaj pushtetit. Rama e di që këta gjyqtarë nesër nduart edyshes Basha-Kryemadhi mund ta fusin Edi Ramën në burg.

Ai me çdo mënyrë kërkontë evitojë humbjen në zgjedhjet e ardhshme sepse ose rivazhdon të jetëkryeministër ose në qeli. Sigurisht qëlistat e hapura janë një domosdoshmëri por në këtë rast janë kapur. Nëse ai ështëvërtet i lidhur me listat e hapura asgjë nuk e pengon Edi Ramën që për partinëe tij, sot të zhvillojë primare. Ai do absolutisht të ndalojë koalicionet parazgjidhore,pra bashkimin e PD dhe LSI. Është e turpshme që ai e bën këtë.

Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti në online Endi Mullaj