Brenda javës hapet si Covid-2 spitali “Shefqet Ndroqi”

Shtimi i rasteve të reja ka bërë që spitali “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet të kthehet sërish në spital Covid.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Ministrja eShëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Ministrja pohon se “Shefqet Ndroqi” është ipërgatitur për të trajtuar pacientët me COVID- 19, me strukturë të dedikuar dhekapacitete të shtuara sa i përket terapisë intensive.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinëe Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim sispital COVID2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar,pra rihapjen e “Shefqet Ndroqnit” si spital COVID2 për disa arsye. Për arsye tëkapaciteteve, të infrakstukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit tëspecializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituaredhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin epacientëve me COVID”, - tha Manastriliu.

Manastirliu shtoi se shërbimet dhe pacientët ekëtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavijontë dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

“Jemiduke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi përpacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do tëtrajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish tëpërcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”, - tha Manastriliu.

Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundittë transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar “ShefqetNdroqi” tek spitali “Nënë Tereza”, ku do të kenë pavijon të dedikuar nëshërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë strukturë dotë jenë të dedikuara për pacientët me COVID-19.

Pas spitalit COVID-2, janë në dispozicion edhespitalet COVID-3 dhe COVID-4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.