Raporti i IDN-së: Vettingu në polici, jo efikas dhe i ngadaltë
Vettingu në radhët e policisë është një proces i ngadaltë dhe jo efikas. Kjo problematikë është konstatuar nga organizatat jo qeveritare pas një studimi të procesit. Sipas një raporti të hartuar së fundmi thuhet se nuk ka patur mbështetje institucionale, interesi ka qenë shumë i ulët nga publiku duke luhatur kështu dhe besimin për pavarësinë e procesit.
Vlerësimi kalimtar i punonjësve të policisë, i njohur ndryshe dhe si vettingu në radhët e efektivëve, është një proces i ngadaltë dhe jo efikas. Kjo problematikë është konstatuar nga organizatat jo qeveritare pas një studimi të procesit.
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim kaarritur në përfundimin se procesi ka ecur me ritme të ngadalta si në aspektin engritjes së strukturave por dhe vlerësimin e subjekteve, ku deri më tani janëvlerësuar rreth 16% e listës së hartuar.
Verifikimi i kryer nga IDN veçon se mbështetjainstitucionale për funksionimin e komisionit të jashtëm të vlerësimit ka qenë epamjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen efektive të procesit.
Institucionet e angazhuara në procesin e vettingutdhe strukturat zbatuese të tij nuk sigurojnë transparencë të lartë dhe gjithëpërfshirje të publikut në këtë proces, dhe për këtë arsye interesi qytetarëve kaqenë i ulët ndaj është luhatur besimi për vijimësinë.
Duke qenë se nuk janë arritur afatet e vendosura përmbylljen e fazës së parë, ministria e brendshme propozoi ndryshime në ligj kuprocesin e vlerësimit do ta kryejë SHCBA.
Ky ligj u rrëzua nga Presidenti Ilir Meta, ndërsanë raport thuhet se delegimi i kompetencave në duart e SHCBA-së, nuk ofron garancitë mjaftueshme për të siguruar objektivitetin dhe pavarësinë e procesit.
Sipas raportit nga nëntori i 2019-ës deri në marstë 2020-ës, trupat e vlerësimit kanë marrë 15 vendime për subjekte, ku për 12efektivë me grada është vendosur konfirmimi në detyrë, vetëm për një rast kapasur vendim shkarkimi dhe dy efektivë të tjerë janë larguar me dëshirën etyre.
Ndër vendimet e marra, 80% rezultojnë pozitive dhetregojnë një konfirmim të punonjësve në detyrë. Kjo shkallë e konfirmimit ështëe lartë, sidomos krahasuar me rezultatin e këtij procesi në sistemin edrejtësisë.
Aktualisht Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka përfunduarmandatin e tij të përcaktuar me ligjin e parë të miratuar për vetingun nëpolici dhe veprimtaria e tij është e pacaktuar.
Në fund të raportit, IDN rekomandon që të sigurohen mjete ligjore për pavarësinë e SHCBA-së, duke thënë se do të ishte e udhës që Komisioni i jashtëm i vlerësimit, pas filtrimit të drejtuesve të lartë të vazhdojë funksionin si mbikëqyrëse e procesit për 12 mijë punonjësit e tjerë që do të kryhet nga SHÇBA.
Raport i Monitorimit Te Procesit Te Vetingut Ne Polici by RTV ORA News on Scribd