Vetëflijimi në Kombinat, po hetohen tabulatet telefonike të viktimave dhe të të mbijetuarës
Prokuroria u ka kërkuar kompanive telefonike tabulatet e komunikimit për tre numrat e përdorur nga anëtaret e familjes Josifi, dy prej të cilave u gjetën të vetëflijuara në Kombinat. Gjithashtu ende nuk është dorëzuar në organin e akuzës edhe ekspertiza mjekoligjore e trupit të dy viktimave për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.
Prokuroria pritet ta vërtetoje edhe shkencërisht që vdekja e Zhaneta dhe Anisa Josifit ka ardhur nga mosngrënia.
Ekspertizamjekoligjore bërë trupit te dy viktimave por edhe ekspertiza mjekësore, bërë tembijetuarës Blerta Josifit pritet të përcaktojnë edhe shkakun vdekjes së dyviktimave të vetëflijimit në Kombinat.
Paralelishtme këtë organi i akuzës ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatët e komunikimittë tre anëtarëve te familjes Josifi.
Përekspertim teknik janë dërguar edhe tre aparatet telefonike për rikuperimin edhetë mesazheve te fshira.
Çështjaështë marrë në dorë nga prokurori Albert Demirneli, i cili ka nisur një plan tëdetajuar pune me detyra për policinë dhe oficerët e policisë gjyqësore që e pohetojnë këtë çështje, kryesisht me kontatkimin dhe marrjen ne pyetje te gjithëpersonave që kanë patur njohje apo kontakte me familjen Josifi.
Blerta ne psikiatri- Një dorë të fortë hetimit pritet ti japë edhe marrja në pyetje nga prokuroria e vajzës së mbijetuar, Blerta Josifi, që aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik.
Dëshmiae parë e saj nuk ka dhënë shumë detaje për hetimin por prokuroria ende nuk e kamarrë ne pyetje të mbijetuarën pasi mjekët kanë rekomanduar një moment më të përshtatshëmpër shkak të gjëndjes shëndetësorë të rënduar të vajzës.
Mësohetse marrja në pyetje e Blerta Josifit do të bëhet nga vetë prokurori i çështjesdhe me praninë e një psikologu.
Ngjarjae rëndë ndodhi dy jave me parë ne kryeqytet ku pas denoncimit të familjarëvepolicia gjeti trupat e pa jetë të Anisës dhe Zhaneta Josifit ndërsa në gjendjete rënduar Blerta Josifin.
Dyshimetjanë se viktimat kanë vdekur nga mosushqyerja si pasojë e sakrificës së tyre,duke besuar në ringjallje.