"Poshtë Cari!" Protesa anti Putin në një qytet lindor të Rusisë
Një protestë antiqeveritare shpërtheu nëqytetin lindor të Rusisë, Khabarovsk të Shtunën.
Mijëra njerëz u mblodhën në një shesh qendrordhe disa bërtisnin: "Turp për Moskën!", "Putin është njëhajdut!" dhe "Poshtë me Carin!" duke iu referuar PresidentitVladimir Putin.
Ata u ngritën në protestë pasi Sergei Furgal,guvernatori popullor i rajonit të tyre u arrestua të enjten dhe u dërgua nëMoskë me akuzën e vrasjes.
Organi kryesor i hetimit penal në Rusi thotëse ai dyshohet për përfshirje në disa vrasje të biznesmenëve në 2004 dhe 2005para se të fillonte karriera e tij politike.
Furgali u paraqit në gjykatë në Moskë tëPremten dhe u urdhërua të qëndrojë në paraburgim për dy muaj.
Në mënyrë të pazakontë, policia nuk bëri asnjëpërpjekje për të prishur tubimin e së Shtunës apo për arrestuar askënd.
"Nee kemi zgjedhur atë dhe varet nga ne që ta gjykojmë. Ne e mbështesim atë dhenuk e kuptojmë arsyen që u dërgua në Moskë," - thanjë protestues ndërsa marshonte.
Ndërkohë, protesta të tjera shpërthyen nëqytete më të vogla në rajon.
Furgali mundi kandidatin e Presidentit Putinpër guvernator në zgjedhjet dy vjet më parë.
Fitorja e tij e papritur reflektoi zhgënjiminnë rritje të publikut me politikat e Putinit dhe shënoi një pengesë tëdhimbshme për partinë kryesore të Kremlinit, Rusinë e Bashkuar.
Protesta ishte më e madhja në rajon për dekada.

Protests in Khabarovsk region, Far East of Russia in support of governor Sergey Furgal who was arrested earlier this week on suspicion of ordering multiple murders. Thousands of people are out on the streets of Khabarovsk, Komsomolsk on Amur, Bikin and Amursk pic.twitter.com/MkhXLED66M
— The Siberian Times (@siberian_times) July 11, 2020