Ky shtet mund të cilësohet si më i pisti në botë!

Kur përmendim fjalën Afrikë, në mendje na vijnë shpesh imazhet e botës së egër, të elefantëve që kalojnë në Kalahari apo ujëvarat e famshme.Por, për Nigerinë kjo nuk do të thotë asgjë. Vendi cilësohet si më i ndoturi në botë.Mbeturinat dhe smogu janë aq të zakonshme në vend, sa shumica e popullsisë është e “prekur” nga fenomeni. Edhe uji është gjithashtu i ndotur.Katër nga qytetet më të këqija në botë për sa i përket ndotjes së ajrit, janë në Nigeri sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Qyteti Onitsha mban vendin e parë në botë si më i ndoturi për sa i përket ajrit, dhe sigurisht numri 1 nuk e nderon.Qyteti në jug të vendit është 30 herë më i ndotur se norma mesatare. Vitin e kaluar, Banka Botërore raportoi se 94% e popullsisë në Nigeri është e ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ajrit që tejkalojnë udhëzimet e OBSH (në krahasim me 72% në Afrikën Sub-Sahariane). Dëmet nga ndotja i kushtojnë 1% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit. 160520175012-kaduna-pollution-smoke-exlarge-169 160520175007-onitsha-traffick-pollution-exlarge-169 160520175006-onitsha-pollution-exlarge-169