Danimarka nuk do paguajë më anëtarët e familjes mbretërore

Politikanët danezë po planifikojnë të limitojnë numrin e nipërve dhe mbesave të Mbretëreshës, të cilët marrin një rrogë vjetore nga shteti.Mbretëresha Margrethe II ka tetë nipër e mbesa. Politikanët deklarojnë se një “matematikë e thjeshtë” do të mjaftonte të rishikonin edhe njëherë se cili prej tyre duhet të paguhen.Sipas partive, djali i Princ Fredereik, Princ Christian do të vazhdojë të marrë rrogë nga shteti pasi është i dyti në radhën për fronin mbretëror.Ndërkohë tre fëmijët e vegjël të Christian dhe katër fëmijët e djalit të dytë të Mbretëreshës, Prince Joachim, mendohet të humbin “privilegjin”.Një zëdhënës i partisë Venstre, Jakob Elleman-Jensen tha për Politiken: “Matematika e thjeshtë na dikton se ka nevojë të ekzistojë një limit i caktuar. Ndryshe në brezat e ardhshëm do të ketë disa qindra princa e princesha të cilët do të kenë nevojë për një rrogë vjetore”/Oranews.tv/