Balla "kusht" opozitës parlamentare: Na jepni konsensus për kodin zgjedhor, t'ju japim listat e hapura

Gjatë seancënparlamentare këtë të enjte (9 korrik), kreu i grupit parlamentar socialist,Taulant Balla i kërkoi konsensus opozitës parlamentare për kodin zgjedhor në mënyrëqë ato të t'ia rikthejnë me ndryshimet kushtetuese.

Balla ushpreh se mazhoranca është e gatshme për tu ulur e për të biseduar me opozitënparlamentare e në fund të arrihet një marrëveshje trepalëshepër reformënzgjedhore.

Balla: Tëfokusohet i gjithë diskutimi parlamentar mbi mënyrën se si do të vijmë nëparlament në legjislaturën e ardhshme, nuk është e vetmja gjë që duanqytetarët. Nuk mund t'i shmangem. Dua që t'i kthej përgjigje opozitësparlamentare që ka të bëjë me domosdoshmërinë për të implementuar marrëveshjenme opozitën jashtëparlamentare ashtu sikurse kemi rënë dakord. Duhet tëkuptojmë që edhe pse ajo është një marrëveshje për të mos bërë asgjë, është njëmarrëveshje për të adresuar rekomandimet bazë të ODIHR.

Rikthimin në fushëbetejë edhe të njëforce tjetër politike të opozitës jashtëparlamentare është një dimension irëndësishëm. Me ju, opozitën brenda Parlamentit, ne jemi të gatshëm tëdiskutojmë me ju sipas një procedure transparente që kanë të bëjnë me një hapjetë pjesshme të listave. Ju keni kërkuar disa kufizime që kanë të bëjnë mekoalicionet si dhe pragun kombëtarë. Hapja e listave është e rëndësishme, ekërkojnë qytetarët.

Parlamentarzimi e mbi të gjitha politika është arti i konsensusit. Ju do të jepni konsensusin sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja.

Thirrja ime për ata jashtë është se Kuvendi nuk merr urdhra, as porosi, ndërkohë që iu kërkoj atyre që ndaj deputetëve të vet që vijnë nga listat e tyre të tregojnë respekt, sepse në fund të fundit ne nuk i kemi votat dhe pjesa tjetër e sallës duhet domosdoshmërisht të mbështesin kodin. Do ua them troç që ne do e mbështesim hapjen e listave.

Pas këtijpropozimi nga Balla, opozita parlamentare vendosi të braktisë parlamentin kudeputeti MyslimMurrizi ishte i fundit që foli dhe që iu përgjigj Ballës.

Aiu shpreh se nëse mazhoranca ka hapur ankandin për të joshur, intimiduar apokërcënuar deputetët, atëhere duhet t’i harrojë 84 votat për marrëveshjen eReformës Zgjedhore të Këshillit Politik.