Fier, u gjetën 3.5 kg kanabis, në pranga dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit përposedimin e lëndëve narkotike.

Forcat e policisë gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatinCakran në vendin e quajtur "Xhamia e vjetër" gjetën dhe sekuestruan3.5 kg kanabis.

Në pranga u vendosën 2 shtetas me iniciale I. H., 46 vjeçdhe N. Sh., 39 vjeç, banues në Cakran.

"Në vijim tëpunës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pasinformacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit tëPolicisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVPFier, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cakran, në vendin e quajtur"Xhamia e vjetër", gjetën dhe sekuestruan 3.5 kg cannabis sativa"- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallëssë Parë Fier, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" ekryer në bashkëpunim.