Koncesioni për Milot -Fier, kompania garanci 121 milion euro për 17 vite, bileta 0.75 euro
Qeveria ka hapur procedurat për ndërtimin me koncesion të autostradës Milot-Fier. Sipas dokumenteve zyrtare, nëse fluksi i qarkullimit nuk do të jetë ai i parashikuar në studim, kompania fituese do të ketë një garanci prej 121 milionë eurosh prej qeverisë shqiptare. Koncesioni do të ketë një afat prej 35 vitesh dhe dosjet e aplikuesve do të hapen në fund të shtatorit.
Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do tëhapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.
Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.
Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040. Të ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë 1.7 miliardë euro.
Por megjithatë kjo është garancia maksimale, pasi një nga kriteret kryesore që do të jetë në përzgjedhjen e fituesit do të jetë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.
Ndër dokumentet e kërkuara është dhe ajo e inxhinierit të pavarur, i cili në pesë vitet e fundit duhet të ketë realizuar projekte me vlerë e 150 milionë eurove, dhe të ketë përfunduar projekte të ngjashme në 60 kilometër në autostradë me një çmim të mbledhur të kontratës më të lartë se 5 milion euro.
Në fakt ndërtimi parashikohet në disa segmente.
Milot-Thumanë, gjatësia totale është rreth 13.5 km dhe do të përmirësohet në një autostradë të plotë të Kategorisë A.
Thumanë – Kashar me me gjatësi totale rreth 20 km. Ky seksion do të lidhë fshatin Thumanë me zonën e Kasharit që më pas vazhdon në Pezë Helmës. Ky aks është me gjatësi rreth 9 km. Ai do të fillojë në Kashar dhe do të kryqëzohet me autostradën ekzistuese Tiranë-Durrës.
Pezë Helmës – Luzi i Vogël rreth 24 km.. Ky seksion arrin në zonën Luzi i Vogël-Lekaj (Kavajë) në kryqëzimin me segmentin rrugor ekzistuese Durrës-Rrogozhinë.
Më pas projekti vazhdon Luzi i Vogël / Lekaj – Rrogozhinë rreth 8 km. Seksioni do të përmirësohet në një segment rrugor të Kategorisë B.
Më tej Rrogozhinë, – fillimi i Bypass-it të Fierit me Gjatësi totale është rreth 38 km.
Përmirësime do të bëhen edhe në kryqëzimet ekzistuese,dhe do të ndërtohen pesë kryqëzime të reja me nivele të ndara për tëzëvendësuar disa nga ato ekzistuese.
Ofertat do të mbyllen në 28 shtator dhe më pas komisionido të shqyrtojë dosjet e paraqitura.