Ndahet nga jeta "mjeshtri" i analizave të ADN-së, Grigor Zoraqi
Ështëndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë sëBioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave, “mjeshtri” ianalizave të ADN.
Lajmin e ben me dije Akademia e Shkencave, duke e quajtur ndarjen e tij nga jeta, nje humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes, për Akademinë e Shkencave dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe shkencen shqiptare.
Njoftimi i Akademisë së Shkencave
Ndahetnga jeta në mënyrë të papritur prof. Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtarii “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave,“mjeshtri” i analizave të ADN.
GrigorZoraqi ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane ne nje familje me tradita dhe vlerate vecanta kulturore. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi”duke u dalluar si nje nga nxenesit me te shkelqyer qe ka patur historikisht kjoshkolle. Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” ne Rome,Itali ne vitet 1979-1985 ku u dallua per rezultatet e larta ne pergatitjen etij shkencore. Pas kthimit ne Shqiperi punoi si pedagog i Gjenetikes praneFakultetit te Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranes, ku mbrojti mesukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vone Doktor iShkencave.
Nefillim te viteve ’90 largohet perseri ne Itali ku punon si kerkues shkencor nedisa institucione te RENDESISHME shkencore si Departamenti i MjekesiseEksperimentale dhe Patologjise se Pergjithshme te Universitetit “La Sapienza”te Romes, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, ne disa laboratore te QendresKombetare te Semundjeve Gjenetike ne Itali etj duke fituar nje pervoje te cmuarne kerkimin shkencor. Me kthimin ne Shqiperi duke filluar nga viti 2004 Grigoripunon si drejtues i Qendres se Diagnostikes Molekulare dhe Kerkimeve Gjenetikeprane spitalit “Mbreteresha Geraldine”. Nderkohe, Grigori ka dhene njekontribut te shquar edhe si pedagog i jashtem prane Fakultetit te Shkencave teNatyres, Universiteti i Tiranes.
Meformimin e tij shkencor ai eshte nder gjenetistet me kontribut te vecante neShqiperi, si autor i nje numri te madh artikujsh dhe punimesh shkencore tebotuara ne revistat me te mira shkencore, pjesmarres i perhershme ne shumekongrese dhe konferenca shkencore Kombetare dhe Nderkombetare.
Ngaviti 2007, Grigori behet anetar i bordit botues te revistes shkencore “BalcanJournal of Medical Genetics”.
Hartuesi shume projekteve kerkimore me vlere Kombetare per parandalimin e disasemundjeve te trashegueshme ne vendin tone, disa prej te cileve ende neperpunim e siper. Me pervojen e fituar, me cilesine e punes se tij kerkimoredhe saktesine e rezultateve te tij pa dyshim Grigori quhej “mjeshtri” ianalizave te ADN-se ne nivelin molekular. Kete e kane provuar nga after tegjithe studentet qe kane pergatitur punimet e tyre ne nivelin “Master” si dheata te cilet Grigori i ka udhehequr per fitimin e grades shkencore “Doktor iShkencave”. Veprimtaria e tij intensive shkencore e nderprere pa pritur do tembetet gjithnje si shembull per te gjithe.
Ndarjae Tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes,për Akademinë e Shkencave dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe shkencen shqiptare.
Qofte i paharruar kujtimi i tij!