Biletë 0.75 euro për Milot-Fier, PD: Vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja
0.75 euro do të duhet të paguajë çdo automjet që do të kalojë në autostradën Milot-Fier. Por projekti është kundërshtuar nga opozita që thekson se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.
Koncesionii ri për ndërtimin e autostradës Milot-Fier për opozitën është korrupsioni më i madh i qeverisë Rama. DorianTeliti, në cilësinë e shefit të kabinetit të kryetarit të PD-së, ka zbritur nërrethrrotullimin e Thumanës ku ka theksuar se në projekt është përfshirë dhe kyaks tashmë i përfunduar.
Sipastij, shifrat e investimit janë tejet të fryra e për këtë e krahasoi meprojektet e përfunduara.
Teliti: Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro.
Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit.
Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!”
Porpër Ministren e Infrastrukturës, shifrat e deklaruara nga opozita nuk qëndrojnë.
Balluku: Kush jeni ju që abuzoni me çmime dhe nxirrni shifra si ju do qejfi? Qeveria shqiptare nuk vendos asnjë qindarkë, i gjithë investimi prej 1 miliard e 118 milion eurosh do të vijë nga investitori privat.
Sipas tabelave të paraqitura për koncesionin, shkalla e tarifës për kilometra për automjet është lënë në nivelin 0.75 euro/km.
Madje theksohetse çdo ofertë mbi të do të s’kualifikohet.
Deklarata e plotë e Dorian Telitit
''Ndodhem sot pranë rrethrrotullimit të Thumanës për t’u treguar qytetarëve se qeveria po planifikon një vjedhje të tmerrshme me një koncesion të ri.
Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro.
Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit.
Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.
7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një rrugë të ngjashme, ndërtimin e bypass-it të Fierit me një kosto prej 1.8 milionë euro për kilometër. Ndërsa qeveria në ikje kërkon ta tenderojë rruigën me 20 milionë euro kilometri.
Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. Çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.
Në vend të heshtjes, Edi Rama dhe Belinda balluku duhet të flasin dhe t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro? Pse nuk kanë shpallur akoma tenderin, siç premtuan 1 javë më parë? Nuk kanë letrat gati? U kanë shkuar keq llogaritë?
Në fakt, do t’u shkojnë edhe më keq, nëse i shkojnë deri në fund këtij projekti korruptiv. Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet.
Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!''