Shtyhet seanca për shqyrtimin e dosjes së-ish kryeprokurorit, Adritatik Llala
Shtyhet për në muajin nëntor seanca e radhës për shqyrtimine dosjes së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën eavokatit të tij për disa hetime shtesë. Ndërkohë, GJKKO i kërkoi Prokurorisëverifikime shtesë lidhur me këtë dosje.
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, akuzohetnga SPAK për veprën penale të mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremëtë pasurisë.
Ndryshenga hera e parë, ku seanca u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës të Lallës përt’u njohur me dosjen, në seancën e të premtes nuk ka qenë e pranishme gjyqtarjae seancës paraprake, Irena Gjoka.
SipasSPAK-ut, ish-kryeprokurori Llalla ka kryer tre herë veprën penale tëmosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë. Akuza e ngritur sipas nenit 257/a,parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg.
AdriatikLlalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë postderi në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua ngaProkurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
Hetimindaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit tëparave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetarenë kufi”.
Mëpas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018,gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit tëPërgjithshëm.
Në një njoftim për shtyp të atëhershëm, Prokuroria eKrimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro njëapartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe tëpërgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.
Megjithatë,akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm përveprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi irremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësvepublikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryertri herë.