Tiranë, shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në pranga vëllezërit
Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës ditën e sotme(9korrik) për shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis nëdoza të vogla.
Forcat e rendit finalizuan operacionin e koduar"Shock" ku bën të mundur arrestimin e shtetasve me iniciale D. K., 33vjeç dhe D. K. 37 vjeç vëllezër të dy banues në Tiranë.
Ata e ushtronin aktivitetin e tyre në rrugën "IbrahimBrahja" ku shërbimet e policisë ushtruan kontrolle në lokalin në pronësi tëtyre si dhe në banesë ku gjetën lëndën narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar sikokainë, një sasi kanabisi dhe një peshore elektronike.
"Bazuar nëinformacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshinme shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën“Ibrahim Brahja", shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruarkontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe nëautomjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyrekontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabissativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike" - njoftonpolicia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur,për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.