Organizoi festë mature, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2020, 12:29
Në një kohë kuMinistria e Shëndetësisë ka ndaluar zhvillimin e festave të maturës, një pronarlokali në Berat u gjobit pasi zhvilloi një mbrëmje të tillë.
Ai u gjobit me një shumë prej 1 milionë lekë të vjetra përkundërshtimin e urdhrit të autoriteteve.
Si rrjedhojë policia ka ndaluar zhvillimin e një aktivitetitë tillë që bën grumbuj masiv të personave dhe që për më tepër ishte në ambienttë mbyllur dhe pa asnjë masë kundër COVID-19.
Ndërkohë policia e Beratit njofton së në bazë të emrave që disponon po monitoron të gjithë personat e prekur me koronavirus, nëse po e zbatojnë karantinën apo jo.
(Foto ilustruese)