Lufta e votave, PS ofertë opozitës së re, PD gjen 85 mandate
Loja e PS me dy porta për reformën zgjedhore, brenda dhe jashtë parlamentit ka çuar ambasadoren e SHBA në Parlament.
Për rreth 40 minuta Yuri Kim kazhvilluar një takim me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, ku në fokus tëdiskutimeve ka qënë kodin i ri elektoral.
Pas këtij diskutimi me diplomatenamerikane, kreu i grupit parlamentar të PS erdhi me një propozim konkret për opozitënnë parlament.
"Judo të jepni konsensusin sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus përndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe tëorganizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja".
Oferta e Taulant Ballës nuk i ka kënaqur deputetët e opozitës re, madje e kanë cilësuar si një pazar të dobët.
Murrizi: Që sot unë të ftoj zoti Balla, jep ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtu. Siç ftoj deputetët e mi opozitarë të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vazhdojë merkaton.
Në shenjë indinjimi, deputetët eopozitës paralmentare u larguan nga salla. Ikjen e tyre, për mazhorancën ështënjë deja vu e PD dhe LSI-së në fillim të vitit të shkuar
Balla: Thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet në Parlament që nuk i bën nder.
Ndërsa Halil Jakimi,i ardhur në parlament nga listat e PD, kishte një ftesë direkte për ish-kryetarine tij Lulzim Basha.
Megjithatë tashmëka nisur dhe llogaritja e votave. Tre deputetë të opozitës parlamentare ArturRoshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini deklaruan votën pro marrëveshjes PS- PD.
ArturRoshi: Është në marrëveshje e mbështetur nga perëndimi dhegjermanët. Nuk mbron interes e partive të vogla. Kjo është një marrëveshje që iduhet vendit në këtë momentet. Sa i përket prekjes së kushtetutës, sipas mejeprandaj ndërhyrja nuk duhet të bëhet në mënyrë të njëanëshe.
Loja e kartonëve nuk na çonaskund. Balli Kombëtar Demokrat është një parti që e ka kaluar procesin partiakdhe përfundimisht ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm ato qëdeshën, sepse kjo është ajo që i duhet vendit. Para integrimit të vendit nukmund të zgjedhim diçka të tjetër, pasi është një kusht i hapjes së negociatave.
Për miratimin ekodit zgjedhor duhen të paktën 84 vota nga të cilat 78 janë të PS dhe një ështëaleat i selisë rozë.
Më herët dhe GjetanGjetani, Lefter Maliqi dhe Suzana Topi janë shprehur pro, duke bërë të mundurarritjen e mandateve.