Trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë, Spak mbyll hetimet paraprake, të pandehur 21 persona
Prokuroria ePosaçme Kundër antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimetparaprake për operacionin në Sarandë ku u arrestuan 21 persona për trafikim tëlëndëve narkotike.
Nga hetimet ështëevidentuar se ata janë një grup i strukturuar kriminal në drejtimin e trafikuttë drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.
Lëndanarkotike e llojit cannabis sativa trafikohej nga Saranda, përmes kufirit tëgjelbërt për në territorin e shtetit grek. Më pas në pjesën greke, transportuestë ndryshëm dërgonin lëndën narkotike në drejtim të qyteteve të ndryshme tëGreqisë.
Në përfundim të hetimeveparaprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit:
Aleks Nanaj, Petrit Nanaj, Kejdi Sadushi, Armand Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Emiljant Lamkollari, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Jonida Jorgji, Sara Hatia, Odise Ymeri, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Aleks Likaj, Donaldo Nela, Artan Hoxha, Andrea Caca dhe Pashk Syla.
Në kuadër të hetimeve të këtijprocedimi penal është bashkëpunuar me Autoritetet Greke duke bërë të mundurshkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e hetimeve në të njëjtën kohë.
Si rezultat i këtij bashkëpunimiështë bërë e mundur që në territorin grek të sekuestrohen në disa raste lëndënarkotike, në total është bërë e mundur të sekustrohet një sasi prej mbi 400 kglëndë narkotike “Cannabis Sativa”.
Gjithashtu në Greqi janëarrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetasshqiptarë dhe shtetas grek.
Ndërsa në Shqipëri, gjatëhetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike mepeshë në total 280 kg “Cannabis sativa”.
Për tu theksuar është fakti sekrahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeveështë bërë e mundur që të arrestohen dhe procedohen penalisht nga Prokuroritë eRretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë, Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjerë.
Hetimet vazhdojnë edhe përpersona të tjerë që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi të strukturuarkriminal.