Video/ Magazina me bojra përfshihet nga flakët në Zhupan të Fierit
Njëmagazinë bojrash u dogj në Zhupan të Fierit, ndërsa një biznes tjetër aty pranëu rrezikua. Në Durrës, ndërkohë një vatër zjarri u shënua pranë ish bazës sëHekurudhës.
Një magazinë bojrash u shkrumbuathuajse plotësisht në Zhupan të Fierit.
Flakët sipas Policisë u shfaqën rrethorës 13:00, ndërsa për shkak të materialit që ndodhej aty vijuan për më shumëse një orë.
Gjatë kohës u dëgjuan edhe disa shpërthime. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por dëmi ekonomik përllogaritet i konsiderueshëm.
''Sotrreth orës 13:30, në zonën e quajtur "Azotiku", në një makazinë mebojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr'', thuhet në njoftimin epolicisë.
Për të vënë flakët nën kontroll u kërkua angazhimi i mjetevezjarrfikse, ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet në magazinën që ishtemarrë me qira.
Ndërkohë një vatër zjarri u shfaqnë lagjen 13 në Durrës pranë ish bazës së Herkurudhës.
Flakët përfshinë një zonë me bimësi të ulët, ndërsa u favorizuan nga era.