Covid-19 ''infekton'' pavionin e gjinekologjisë në Elbasan, pozitivë 1 mjek dhe 2 infermiere

Në 24orët e fundit u regjistruan 5 raste të reja me Covid-19 në Elbasan.

Nga këto, 3 raste janë nga Pavioni i Gjinekologjisë, ku kanë rezultuar pozitivë një mjek dhe dy infermiere.

Ndërsady rastet e tjera janë familjare te njërës prej infermiereve te cilat janëinfektuar nga ajo.

Aktualisht në spitalin e Elbasanit rezultojnë të infektuar në total 8 persona, 6 infermiere dhe dy mjekë.

Në përditësimin e situatës epidemiologjik në vend, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 82 raste të reja me koronavirus.